Një situatë shqetësuese është rregjistruar në kryqëzimin e urës së Rinasit, ku një furgon i Policisë së Shtetit është vërejtur duke qarkulluar në kushte të papërshtatshme teknike dhe pa respektuar rregullat bazë të qarkullimit rrugor.
Sipas denoncimit të një qytetari, mjeti i policisë kishte pjesërisht të dëmtuar ndriçimin dhe lëvizte me një shpejtësi rreth 19 km/orë, duke krijuar pengesë dhe rrezik për mjetet e tjera në një nga akset më të frekuentuara të vendit. Më shqetësuese është fakti se drejtuesi i furgonit është futur në kryqëzim nga një zonë ku ishin të ndaluar, pa dhënë asnjë sinjal paralajmërues.
Ky veprim, përveçse i rrezikshëm, bie në kundërshtim të plotë me detyrën që ka Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë rrugore. Qytetari shprehet i revoltuar jo vetëm nga sjellja e efektivit, por edhe nga gjendja e rënduar teknike e mjeteve policore, të cilat shpeshherë duken të amortizuara dhe jashtë standardeve minimale të sigurisë.
Ky incident tregon qartë mangësitë në kontrollin teknik dhe përgjegjësinë e mjeteve të Policisë së Shtetit. Një institucion që ka për detyrë të mbrojë qytetarët nuk duhet të jetë vetë rrezik në rrugë.