LDK mblidhet nesër, a pritet dorëheqja e Lumir Abdixhikut?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2026, 12:12

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet përgjatë së nesërmës.

Në këtë mbledhje më shumë si një lloj “takimi konsultativ”. Kjo është hera e parë që LDK’ja si subjekt politik po organizon mbledhje pas përformancës së dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ndonëse është pritur dorëheqje morale nga Lumir Abdixhiku si shkak i rezultatit të dobët, burime të Insajderit s’kanë konfirmuar as mohuar nëse pritet të jetë në rend dite dorëheqja e të parit të LDK’së.

Abdixhiku në konferencën pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit dha shenja për dorëheqje. Megjithatë, ky i fundit së fundmi është “aktivizuar” me gjuhë polarizuese në drejtim të mediave.

LDK në këto zgjedhje mori vetëm 13.34 përqind apo vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit