Përmbytjet dhe dëmet tek shqiptarët! Pse Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.01.2026, 11:41

Shqipëria ndodhet nën ujë, me shumë banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe fshatra të tëra të përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut. Trashësia e ujit ka dëmtuar shtëpi, toka dhe rrugë, ndërsa qindra familje mbeten pa akses dhe pa mbrojtje ligjore, duke përjetuar humbje të mëdha materiale dhe pasigurisë për jetën e tyre.

Shumë familje kërkojnë dëmshpërblim, po qeveria del vetëm me fjalime fasadë dhe foto artistike të bëra në terren sa për të shitur propagandë.

Gjendja e emergjencës shpallet nga Këshilli i Ministrave kur situata kërcënon seriozisht jetën, pronat dhe popullsinë, si p.sh. kur niveli i ujërave arrin pika kritike, lumenjtë dalin jashtë shtratit, ose jeta dhe pasuritë e qytetarëve janë në rrezik të madh dhe kjo situatë është aktuale dhe prezente, me shumë familje të bllokuara dhe zona të përmbytura që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.

Po pse nuk e shpall qeveria Rama IV gjendjen e emergjencës?

Sepse sipas ligjit për emergjencat civile, shpallja e gjendjes së emergjencës detyron shtetin të kompensojë 100% të çdo dëmi që prek popullatën, pronat dhe gjënë e gjallë dhe për rrjedhojë kryeministri e ka më të thjeshtë të nxjerrë ministrat e tij në terren të bëjnë sikur po punojnë, se sa të shpallë gjendjen emergjente dhe të dëmshpërblejë popullin shqiptar pas përmbytjeve.

Qytetarët vazhdojnë të mbeten të pambrojtur duke u përballur me dëme të mëdha, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asnjë hap për të shpallur emergjencën dhe për të ofruar dëmshpërblim. Kjo situatë nxjerr në pah mungesën e përgjegjshmërisë dhe shmangien e detyrimeve ligjore ndaj popullatës së prekur, duke e lënë popullin të përballet vetë me pasojat e fatkeqësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit