Baba për herë të parë, pas Muçit dhe Dakut edhe Qazim Laçi bekohet me vajzë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 18:07

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës së tij personale. Mesfushori dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti, janë bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Çifti ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se familjes së tyre i është shtuar një vajzë. Në mesazhin e publikuar, ata e kanë përshëndetur të voglën me fjalët: “Mirë se erdhe princesha jonë”, ndërsa emri i saj mbetet ende i panjohur për publikun.

Ky lajm vjen disa muaj pasi Laçi dhe Vinçeti kishin zbuluar se po prisnin një vajzë. Në verën e kaluar, ata ndanë emocionin e pritjes me një video, shoqëruar me mbishkrimin: “Të kemi pritur gjatë”.

Kujtojmë se dhe Ernest Muçi dhe Mirlind Daku pak kohë më parë janë bërë prindër të një vajza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit