Turbullirat në “Ibër-Lepenc”, reduktime të furnizimit me ujë në këto komuna

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2026, 13:40

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se, si pasojë e turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc të shkaktuara nga reshjet e dendura, Impianti për Trajtimin e Ujit në Shkabaj ka dalë jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit, si dhe në një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Sipas njoftimit, këto zona do të furnizohen me ujë në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00. Ndikime në furnizim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit