Çmimet e metaleve të çmuara janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet e investitorëve për rreziqet gjeopolitike.
Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, ari u rrit me rreth 1.8%, duke u tregtuar në nivelin 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej afro 3.5%. Investitorët po orientohen drejt aseteve të njohura si “strehë të sigurta”.
Ndërkohë, çmimet e naftës bruto mbetën relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje.
Ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord gjatë vitit 2025, përpara se të pësonin rënie në 3 të vitit. Pavarësisht kësaj, ari regjistroi performancën më të mirë vjetore që nga viti 1979, me një rritje mbi 60%, duke arritur një rekord historik prej 4,549.71 dollarësh për ons më 26 dhjetor.
Sipas analistëve, rritja e çmimeve të arit është nxitur nga pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave të interesit, blerjet masive nga bankat qendrore dhe pasiguritë ekonomike globale.