Aksidentohet vetura e policisë dhe një taksi në Prishtinë, lëndohen katër persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.01.2026, 08:36

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, tek udhëkryqi i konvikteve.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. Pllana bëri të ditur se katër persona janë lënduar.

“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janmë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit