Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare në Amsterdam

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.01.2026, 20:42

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin e kullës së saj.

Zjarri filloi pak pas mesnatës, ndërsa shkaku ende nuk është bërë i ditur. Autoritetet shpallën emergjencë rajonale, ndërkohë që dhjetëra banesa pranë kishës u evakuuan dhe zona u mbyll për qarkullim.

“Kisha 154-vjeçare nuk mund të shpëtohet dhe është e mundur që të shembet e gjitha,” tha një zëdhënës i Rajonit të Sigurisë. Në zonë u lëshua gjithashtu një alarm kombëtar për të paralajmëruar banorët për tym të dendur.

Kisha, e ndodhur pranë Leidseplein, lagjja më e njohur për jetën e natës në Amsterdam, daton që nga viti 1872 dhe për dekada ka qenë një pikë referimi historike dhe turistike e qytetit.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa qyteti shpreh trishtim për humbjen e një prej monumenteve të tij më të çmuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit