“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja, ka rënë dakord me Ramën”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 14:30

Janë publikuar pjesë nga një dosje hetimore që përmban komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit, lidhur me supervizimin e punimeve të Unazës së Madhe dhe kontratat e mirëmbajtjes rrugore. Në biseda diskutohet për hapjen e procedurave të supervizionit, kohëzgjatjen e kontratave trevjeçare dhe ndikimin financiar të tyre, duke u shprehur shqetësime për nisjen e disa proceseve pa miratim dhe për mungesë informacioni mbi vendimmarrjen.

Nga komunikimet rezulton pakënaqësi e theksuar për faktin se janë hapur disa kontrata supervizimi për mirëmbajtjen e akseve rrugore në disa rajone të vendit. Në mesazhe përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ndërsa shfaqen debate mbi dakordësime të supozuara dhe kritika për veprime të kryera pa dijeninë e plotë të drejtueses politike. Balluku shpreh kundërshtime për afatin trevjeçar të kontratave dhe thekson se financat nuk lejojnë hapjen e proceseve të reja.

Përgjimet:

Belinda Balluku: I mbuluar nga xhepi vet media… Ty një të kam lënë! Ngele duke e bere çorap”.

Në orën 18:02, Evis Berberi: “Kuptova”.

Në orën 18:05, Belinda Balluku: “Ke nje supervizion mirembajtje”.

Në orën 18:05-18:06, Evis Berberi: “Po Më thuaj”.

Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Në datën 17.03.2022, konkretisht: Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;

Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;

Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;

Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;

“Supervizion per Mirembajtjen me performance të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr. 600, date 13.10.2021”.

Pasi dërgon këtë fotografi,

Në orën 18:08-18:09, shtetasja Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.

Në orën 18:09, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 18:09, Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |

Në orën 18:10, Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.

Në orën 18:10, Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se I ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po BB i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodonim sa më shumë.

Në orën 18:11, Belinda Balluku: “Sme pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.

Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo ke te doje jo”.

Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në MIE”.

Pas këtyre komunikimeve të zhvilluara me shtetasen Belinda Balluku, rezulton se shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Rais Petrela në aplikacionin “Whatsapp”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit