Kamzën e ka mbuluar balta dhe pluhuri, qytetarët në hall me kamionët e ndërtimeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.12.2025, 14:20

Disa banorë të Kamzës i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar ndotjen e vazhdueshme që, sipas tyre, shkaktohet nga ndërtimet e shumta që po kryhen çdo ditë në zonë.

Ata shprehen se mjetet e rënda dhe trajlerët që transportojnë materiale ndërtimi hedhin baltë dhe pluhur në rrugë, pa marrë asnjë masë për pastrimin e mjedisit përreth.

Sipas qytetarëve, pavarësisht ankesave të përsëritura drejtuar Bashkisë Kamëz, nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Ata theksojnë se, nëse këto raste nuk denoncohen dhe nuk merren masa konkrete, situata do të vijojë të përkeqësohet, duke cenuar shëndetin dhe jetesën e komunitetit. Banorët kërkojnë kontroll më të rreptë ndaj subjekteve ndërtuese dhe përgjegjësi nga autoritetet lokale.

Denoncimi 1:

Pershendetje. Pash Zotin piblikojini pak kto se na myti pluri ankohemi ne bashkin e Kamzes as nuk te fishkllen njeri

Denoncimi 2:

Pershendetje, ne kamez behen pallate perdit dhe trailat hedhin balta ne rruge pa pik pergjegjesie,po nuk u denoncu ky rast ato di vazhdojn keshtu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit