Ronaldo i dhuroi unazën me diamant gjigand Georgina Rodríguez: Më e pakta që mund të më jepte

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.12.2025, 14:04

Georgina Rodríguez e përjetoi famën nga niveli zero në një shkallë globale brenda pak sekondash, falë lidhjes me Cristiano Ronaldon. Megjithatë, ajo thekson se, pavarësisht ekspozimit të jashtëzakonshëm mediatik, kurrë nuk është ndier më e famshme se partneri i saj.

Në një intervistë për Elle Spain, modelja dhe sipërmarrësja ka rrëfyer se transformimi nga një vajzë e panjohur në një figurë publike ndërkombëtare nuk ishte aq i menjëhershëm sa mund të mendohet.

“M’u desh kohë të filloja ta ndieja veten si e famshme. Nuk ndodhi brenda natës. Edhe sot habitem kur e shoh veten në ekrane anembanë botës dhe mendoj se nuk do të mësohem kurrë plotësisht, sepse nuk kam lindur e famshme,” u shpreh Georgina.

Ajo nuk e mohon se fama i ka sjellë përfitime të mëdha profesionale, por thekson se sot e shikon atë edhe si një mjet për të ndërgjegjësuar publikun mbi kauza sociale, falë vëmendjes së madhe që ngjall.

“E meta është se gjërat më të thjeshta që bëja çdo ditë para se të lidhesha me Cristiano, të shkoja në palestër, të ecja lirshëm në qendër të Madridit me një shoqe apo të pija kafe në një tarracë pa u vëzhguar, tani janë thuajse të pamundura,” tha ajo.

Modelja u ndal edhe te momenti i njohjes me yllin e futbollit, të cilin e përshkruan si një përvojë thellësisht emocionale.

“Ishte një lidhje që shkonte përtej fizikes. Nuk mund të them se e parashikova fatin tim apo se pas dhjetë vitesh do të kishim pesë fëmijë, por përjetova një ndjesi të pashpjegueshme. Ishte sikur shpirtrat tanë folën me njëri-tjetrin përpara se sytë tanë të takoheshin. Diçka brenda meje njohu diçka brenda tij dhe që nga ai moment e dija se kjo lidhje ishte ndryshe, unike.”

Georgina apo Gio, siç e thërret Ronaldo shton se dashurinë e tyre e ndërtojnë çdo ditë. Ajo ndryshon, përshtatet dhe forcohet në çdo etapë të jetës, duke kulmuar tani me pragun e martesës dhe një unazë fejese që ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Është shumë e bukur. Është më e pakta që mund të më jepte pas dhjetë vitesh pritjeje,” thotë ajo me të qeshur. “E vërteta është se kur më propozoi, ishte gjëja e fundit që kisha në mendje. M’u desh kohë ta përpunoja diamantin gjigant që më dhuroi. Isha aq e shokuar sa e lashë në dhomë dhe nuk e hapa deri në agim.”

Sipas Cristiano Ronaldos, dasma do të jetë intime dhe Georgina është plotësisht dakord me këtë ide.

“Një dasmë e vogël, 100%, pa asnjë dyshim,” thekson ajo.

Më herët është raportuar se çifti kanë zgjedhur katedralen e Funchal në Madeira, vendlindjen e Ronaldos, si vendin e ceremonisë. Dasma pritet të mbahet gjatë verës, pas Kupës së Botës, në këtë objekt historik fetar që daton që nga viti 1514.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit