Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 13:38
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në Sarandë, ku një konflikt mes dy nxënësve ka përfunduar me plagosje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e shkollës jopublike “Dea”, duke shkaktuar shqetësim te nxënësit dhe prindërit.
Sipas informacionit paraprak, në sherr janë përfshirë një 13-vjeçar dhe një 15-vjeçar, ky i fundit i cili mbeti i plagosur. Debati mes tyre ka nisur për një arsye të vogël, lidhur me radhën e kalimit, dhe fillimisht ka qenë vetëm verbal.
Situata ka agravuar kur 13-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij në zonën e qafës. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si mjeti i ftohtë ka përfunduar brenda ambienteve të shkollës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR