Plagosën “Guccin” e TikTok-ut, shpallen në kërkim 3 autorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 13:26

Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 33-vjeçarit Fabjon Kuçi, i njohur si “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 23:45, në një lokal në lagjen nr. 9 të qytetit, ku autorët janë afruar me dy automjete dhe kanë qëlluar drejt tij.

Si pasojë e të shtënave, Kuçi ka mbetur i dëmtuar lehtë. Pas hetimeve të thelluara, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasit A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në atentat.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal ndaj një 31-vjeçari, pronar i njërit prej automjeteve të përdorura nga autorët. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi disa fishekë luftarak. Blute e Durrësit bëjnë me dije se vijon puna intensive për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit