Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 12:59
Një sherr mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike në lagjen nr. 3 të qytetit.
Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një nxënës 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur 15 vjeç. I dëmtuari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR