Bizneset ankohen: Platforma SelfCare s’punon prej 3 ditësh, po penalizohemi kot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.12.2025, 11:52

Platforma SelfCare, e përdorur gjerësisht nga bizneset për menaxhimin e shërbimeve dhe proceseve të tyre, nuk funksionon prej tre ditësh, duke shkaktuar shqetësim dhe penalizim të aktivitetit të përditshëm të kompanive.

Sipas përdoruesve, ndërprerja ka ndikuar në funksionalitetet kryesore të platformës, duke bërë të pamundur menaxhimin e faturave. Ndërprerja ka sjellë vonesa në operacione të ndryshme dhe ka krijuar kosto shtesë për bizneset që varen nga sistemi.

Disa nga përdoruesit kanë theksuar se kanë kontaktuar shërbimin e klientit të SelfCare, por ende nuk ka një përgjigje të qartë për arsyet e ndërprerjes dhe për kohën kur platforma do të rikthehet në funksion. Bizneset kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhurat dhe në aktivitetet e tyre.

Në mungesë të një njoftimi zyrtar nga kompania, përdoruesit dhe bizneset e prekur kërkojnë transparencë dhe ndërhyrje të shpejtë për rikthimin e shërbimit në funksion normal.

Denoncimi i qytetarit:

“Ju lutem publikoni problemin me selfcare ka 3 dite qe nuk punon dhe po penalizon punen e bizneseve”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit