Kapet në Serbi 24-vjeçari dibran që goditi me shkelma barkut gruan e tij shtatzënë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 11:21

Një 24-vjeçar shqiptar, Klejvis Metalla, është arrestuar në Serbi pas një operacioni ndërkombëtar të policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në janar të vitit 2025 në Shqipëri, kur Metalla dhunoi gruan e tij 23-vjeçare nga Bulqiza, e cila refuzoi të abortonte fëmijën në muajin e pestë të shtatzënisë, pavarësisht presionit nga partneri dhe familjarët.

Sipas hetimeve, në 27 janar të po atij viti, Klejvisi ka ndaluar makinën në një zonë jashtë qytetit, ku ka goditur rëndë bashkëjetuesen me shkelma në bark dhe trup. Ai gjithashtu i mori celularin dhe u largua në drejtim të Peshkopisë, ndërsa vajza ishte shoqëruar edhe nga vëllai i saj 5-vjeçar. Për këtë ngjarje, Gjykata e Dibrës i kishte caktuar Metallës masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Pas arrestimit në Serbi, është duke vijuar bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Beograd për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë. Ky rast thekson seriozitetin e veprave të dhunës në familje dhe nevojën për veprime të shpejta për mbrojtjen e viktimave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit