Uji i pijshëm derdhet çdo natë në Shkozë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga UKT

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 10:39

Banorë të zonës së Shkozës denoncojnë derdhjen e përditshme të ujit të pijshëm, i cili sipas tyre lihet të rrjedhë çdo mbrëmje pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Pamjet e siguruara tregojnë sasi të mëdha uji që përhapen në hapësira publike, duke u humbur në tokë, ndërsa qytetarët theksojnë se bëhet fjalë për ujë të destinuar për konsum dhe jo për ujëra të bardha apo reshje shiu.

Sipas banorëve, problemi është i përsëritur dhe ndodh prej kohësh, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, duke ngritur shqetësime serioze për shpërdorimin e një burimi jetik. Ata shprehen se kanë njoftuar më herët strukturat përkatëse, por pa marrë zgjidhje konkrete, ndërkohë që zona përballet herë pas here edhe me mungesa uji gjatë ditës.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ujësjellës-Kanalizime dhe Bashkia Tiranë për të identifikuar shkakun e rrjedhjes dhe për të ndalur humbjen e ujit të pijshëm. Në një kohë kur kursimi i ujit është kthyer në domosdoshmëri, banorët e Shkozës apelojnë për përgjegjësi institucionale dhe transparencë, duke theksuar se kjo situatë përbën jo vetëm dëm ekonomik, por edhe mungesë respekti ndaj komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit