“Na tha mësuesja”, nxënësit hedhin librat në koshat e mbeturinave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.12.2025, 09:37

Një qytetare ka denoncuar hedhjen e librave shkollorë në koshat e plehrave nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës. Sipas saj, nxënësit janë shprehur se veprimi është kryer me udhëzim të mësuesve.

Denoncuesja thekson se librat mund të ishin dërguar për riciklim, duke gjeneruar të ardhura që do të përdoreshin në dobi të shkollës dhe nxënësve. Ajo deklaron se ka kërkuar shpjegime nga stafi mësimor, por nuk ka marrë një përgjigje bindëse.

Qytetarja shprehet e shqetësuar mbi mënyrën e menaxhimit të materialeve shkollore dhe mungesën e ndërgjegjësimit për riciklimin dhe vlerën e librave.

Denoncimi i qytetares:

Me beri shume pershtypje hedhja e librave ne koshat e plehrave nga nxenesit e shkolles 9-vjecare Bedrie Bebeziqi ne Durres. Nje veprim i shemtuar ky . I pyeta nxenesit pse po i hidhni dhe me thane na thane mesueset. Nderkohe qe fare mire keto libra te dergoheshin ne fabriken e perpunimit qe ndodhet ne Durres . Mesa di une keto shiten me kile dhe me ato leke qe do te grumbulloheshin tja shtonin fondit te shkolles dhe kjo e fundit ti perdorte ato ne te miren e nxenesve. Kontaktoktova me nje mesuese dhe i thashe pse duhet ti hidhni librat ne kosh te plehrave? Pergjigja e saje : Nuk kane ardhur ti marrin. Po pse moj zonje i thashe nuk erdhen ata i dergonit ju dhe me ato leke benit dicka te mire per shkollen dhe nxenesit. E pyeta kush eshte drejtoresha e kesaj shkolle? Me tha ne drejtoreshen e kemi shume te mire dhe me perplasi porten ne fytyre. Shume turp. Ja ku shkon djersa dhe mundi dhe dija si i atyre qe i kane ber kto libra por edhe prinderve qe i kane blere me leke. Shume turp.Ju lutem shume publikojeni. Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit