Angli / Arrestohet shqiptari që tentoi të fuste ilegalisht 5 bashkëkombës me kamion

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.12.2025, 21:34

Një operacion i dështuar i trafikimit të qenieve njerëzore ka çuar në arrestimin dhe pranimin e fajësisë nga një shtetas shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tentoi të transportonte ilegalisht pesë shqiptarë nga Belgjika drejt Anglisë, të fshehur në një kamion.

Bëhet fjalë për Ibrahim Sollakun, 33 vjeç, banues në Southampton, i cili u arrestua më 5 nëntor në qytetin Bournemouth, në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërkombëtar mes Njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar të Jugperëndimit (SWROCU) dhe autoriteteve belge të zbatimit të ligjit.

Sipas policisë së Dorset-it, Sollaku doli para Gjykatës së Kurorës në Winchester më 15 dhjetor, ku pranoi fajësinë për përfshirjen e tij në një komplot kriminal që synonte ndihmën e emigrimit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan gjithashtu se nga banesa e tij u sekuestruan mbi 90 doza kokaine, çka bëri që Sollaku të pranonte edhe akuzën për mbajtje të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen.

Autoritetet britanike theksojnë se hetimet ndaj rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe veprimtarive kriminale të lidhura me to do të vijojnë me intensitet, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, për të parandaluar kalimet e paligjshme dhe rrezikimin e qënieve njerëzore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit