Përplasen “kokë më kokë” tre automjete në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagosen rëndë dy persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.12.2025, 17:58

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në segmentin Shupenzë–Maqellarë, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se mes mjeteve të përfshira ndodhej një automjet me targa bullgare, një mjet tip “Audi”, si edhe një automjet tjetër.

Një nga të lënduarit, drejtues i mjetit “Audi”, raportohet se ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Automjeti me targa bullgare, sipas informacioneve paraprake, përdorej nga një familje që po udhëtonte drejt Tiranës.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit