Plagoset një person në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.12.2025, 15:46

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prizren. I plagosuri është dërguar për trajtim dhe se gjendet tashmë në Spitalin e Prizrenit.

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka thënë se viktima është dërguar në Emergjencë rreth orës 13:20 dhe se gjendja e tij është stabile.

“ Rreth orës 13:20 tek ne ka ardhur një person i plagosur me armë zjarri. Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit