Sanitarja harroi rubinetin hapur, përmbytet dhoma e spitalit në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2025, 15:33

Një incident i papranueshëm është shënuar ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe familjarët e tyre.

Sipas dëshmisë së një familjari të një pacienti, një sanitare ka harruar rubinetin e lavamanit të tualetit të hapur, çka ka bërë që uji të përmbytë dhomën ku ishin të shtruar dy pacientë, si edhe korridorin përreth.

Megjithëse sanitarja është përpjekur të ndërhyjë menjëherë për të larguar ujin, situata ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi të forta. Pacientët dhe familjarët e tyre shprehen se, përveç kushteve të vështira dhe problematikave të vazhdueshme në spital, janë detyruar të përballen edhe me përmbytjen e dhomave dhe të ftohtin e këtyre ditëve.

Ata kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe ndërhyrje nga drejtuesit e institucionit, në mënyrë që të garantohen kushte minimale dinjitoze për pacientët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit