Policia Bashkiake e Vlorës heq hekurat e bizneseve, por lejon parkimin mbi trotuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2025, 13:18

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë sonë një situatë shqetësuese që lidhet me parkimin e paligjshëm të automjeteve mbi trotuar, përpara biznesit të saj. Sipas denoncimit, dy ditë më parë në ambientet e biznesit ka mbërritur Policia Bashkiake, e cila i ka kërkuar të heqë hekurat mbrojtës që kishte vendosur për të parandaluar parkimin e makinave.

Qytetarja shprehet se, pasi ka zbatuar kërkesën e Policisë Bashkiake, sot ka konstatuar se të gjitha automjetet janë parkuar sërish mbi trotuar, duke bllokuar hyrjen dhe funksionimin normal të biznesit të saj.

Sipas saj, pavarësisht se hekurat janë hequr me kërkesë të autoriteteve, nuk është ofruar asnjë zgjidhje alternative për menaxhimin e parkimit. Ajo thekson se ka kontaktuar sërish Policinë Bashkiake për të kërkuar ndërhyrje, por përgjigjja e marrë ka qenë se nuk mund t’i japin zgjidhje problemit.

Qytetarja i bën thirrje Bashkisë dhe Policisë Bashkiake që të ndërhyjnë për të ndaluar parkimin e paligjshëm mbi trotuar dhe për të garantuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve, si dhe funksionimin normal të bizneseve në zonë.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje para 2 ditesh ne dyqan ne vin policia bashkiake dhe me thot se duhet te hiqja hekurat qe kisha cuar per mos te parkuar makinat sot vi dhe gjej t gjitha makinat te parkuara mbi trotuar ku un kam biznes bruna mersini e cila heq hekurat per mos te parkuar makinat tvi dhe te japi zgjidhje problemit qe un kam me kto makinat qe me parkojm para biznesit telefonuam policin bashkiake dhe policia bashkiake tha se nuk ju japim dot zgjidhje"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit