Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë nga disa ushtarë, të cilët thonë se prej katër muajsh nuk u është hedhur pagesa për ushqimin, ndërsa vetëm paga mujore është kaluar, duke i lënë në vështirësi serioze ekonomike.
Ushtarët shprehen se situata është bërë e papërballueshme, veçanërisht tani që jemi në prag të ndërrimit të viteve, duke theksuar se mungesa e pagesës së ushqimit po ndikon drejtpërdrejt në jetesën e tyre të përditshme.
Ata theksojnë se kanë zgjedhur rrugën e denoncimit publik pasi, sipas tyre, vetëm presioni mediatik ka sjellë reagim nga institucionet përgjegjëse në raste të ngjashme. Ushtarët kërkojnë që zëri i tyre të bëhet publik, në mënyrë që autoritetet të ndërhyjnë dhe të zgjidhet problemi sa më shpejt.
Ushtarakët i bëjnë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa urgjente për shlyerjen e detyrimeve financiare, duke theksuar se shërbimi ndaj shtetit nuk duhet të shoqërohet me neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj atyre që shërbejnë në uniformë.
Denoncimi i ushtarakut:
"Mund ta beni denoncimin tone pasi jemi ushtare dhe nuk na hidhen leket e ushqimeve kemi 4 muaj. Ju lutem bejeni anonim dhe bejeni virale ta marin vesh cfar shteti kemi. Me kryetar Edi ramen dhe piro vengun Po afron viti i ri dhe kemi 4 muaj pa leke nxireni ta shikojne ter njerzit cfar shteti kemi Ju lutem dergojeni qe te na hedhin leket se vetem kshu i hedhin kta Kemi 4 muaj Pa na i hedhur Ky shtet plere Roga na u hodh po jo ushqimet Hidheni ta mare vesh ter shqipria car shtet shkerdhat kemi Se po na iken jeta kot ktu Edhe per brisqe nuk na dalin Leket e bukes nuk na hedhin"