BKH kontroll në bizneset e Klajdi Merkajt, dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 12:13

Agjentët e Byrës Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme në bizneset e Klajdi Merkajt, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Veprimet janë pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe lidhje të mundshme me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI).

Klajdi Merkaj është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale me fondet e tenderave të AKSHI-t.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime të forta se përmes bizneseve të Merkajt janë pastruar shuma të konsiderueshme parash, të marra në mënyrë të paligjshme nga tenderat e këtij institucioni. Autoritetet po vijojnë kontrollet për të identifikuar të gjithë personat dhe kompanitë e përfshira në këtë skemë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit