Gerond Meçe u mor peng nga Agasi, Beqiri dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 11:40

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Sipas burimeve, Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqiraj dhe disa anëtarë të policisë me urdhër të numrit të policisë Tiranë, Erion Ismaili, dyshohet se kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe, i cili më pas është tërhequr nga pjesëmarrja në tenderat e AKSHI-t.

Në kuadër të hetimeve, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e “arrestit në shtëpi” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndërsa për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn janë caktuar masat “arrest me burg”. Po ashtu, është vendosur pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

GJKKO ka dhënë masa sigurie edhe për disa zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për anëtarë të tjerë të shqyrtimit të ankesave, ndërkohë që hetimet për të zbardhur të gjithë përfshirjen e individëve dhe manipulimin e tenderave vazhdojnë intensivisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit