Lindën mbi 23 mijë fëmijë gjatë dhjetë muajve në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.12.2025, 10:18

Gjatgë dhjetë muajve nga janari deri në tetor në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 mijë e 209 lindje. Nga ky numër, 12 039 janë meshkuj, ndërsa 11 170 janë femra.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit tetor 2025 janë regjistruar 2 269 lindje, të ndodhura si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj. Prej tyre, 1 163 janë meshkuj dhe 1 106 femra.

Sipas ASK-së, në muajin tetor 2025 është shënuar rënie e numrit të lindjeve për rreth 9.6 për qind krahasuar me muajin shtator 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit