Plagoset me armë personazhi i njohur i TikTok, GUCCI

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 10:09

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi ose GUCCI, është plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr. 9, e njohur si lagja e Re. Policia lokale ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij, ndërkohë që i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe duke bërë disa vite burg. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire).

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen në lagjen e Re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit