Agjentët e Byrës Kombëtare të Hetimit (BKH) po vijojnë ekzekutimin e masave të sigurisë në kuadër të hetimeve për tenderat e Agjensisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI). Gjatë kontrolleve në banesën e biznesmenit Ermal Beqiri, burimet bëjnë me dije se nuk ishte i pranishëm asnjëri nga anëtarët e familjes, duke ngritur dyshime se Beqiri mund të ketë lënë vendin para lëshimit të masës së sigurisë ndaj tij.
Ndërkohë, nuk ka konfirmim ende nëse është ekzekutuar masa e arrestit me burg ndaj Ergys Agasit, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është vendosur masa e “arrestit në shtëpi”. Hetimet e SPAK-ut përfshijnë procedura tenderuese të shumta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë manipuluar për përfitime financiare të kompanive që garonin.
Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur në publik në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert teknik në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës, duke kryer ekspertizën mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro.