I përjashtuar nga Policia dhe në depresion, lëvizjet e fundit të Artjonit që u gjet i djegur në makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2025, 09:19

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Artjon Xhelo, i cili u gjet i djegur brenda automjetit të tij në Qafën e Llogarasë.

Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake e mjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Po ashtu, janë dokumentuar edhe lëvizjet e tij të fundit para ngjarjes. Familjarët kanë deklaruar se rreth orës 11:00 Xhelo ka dalë nga banesa me automjetin e tij tip BMW, pa bërë me dije destinacionin, dhe nuk është kthyer më. Nga verifikimet rezulton se automjeti ishte në pronësi të tij.

Rreth orës 14:35, ai u gjet i djegur brenda makinës. Paraprakisht dyshohet se Xhelo i ka vënë flakën vetes me benzinë brenda mjetit. Burime pranë familjes bëjnë me dije se ai vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni dhe ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e deritanishme, Policia dyshon se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ndërsa puna hetimore vijon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Sipas burimeve për mediat, Artjon Xhelo ka qenë efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Në vitin 2023 ai kishte shfaqur probleme psikologjike dhe ishte transferuar në Postën e Policisë Poliçan. Aty raportohet se i humbi arma e shërbimit, çka solli një masë disiplinore nga DVP Berat dhe përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit