Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, në kuadër të një hetimi që lidhet me tendera. Burime bëjnë me dije se operacioni po zhvillohet në kushte të larta sigurie, ndërsa detajet mbi natyrën dhe objektivin e tij mbahen ende sekret. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar, por pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë aksion të BKH-së.