Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në breg të detit në zonën e Lungomares.
Viktima është identifikuar si Shezai Hoxha rreth 87 vjeç dhe paraprakisht bëhet me dije se vuante nga skleroza.
Viktima është parë nga disa qytetarë teksa ishte futur në det ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia ka nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.