Është identifikuar personi që u gjet i pajetë brenda një automjeti të djegur në Qafën e Llogarasë. Burime bëjnë me dije se viktima është Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.
Xhelo ishte me origjinë nga Ura Vajgurore, Berat, ndërsa mësohet se në vitin 2023 kishte dhënë dorëheqjen nga strukturat e policisë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Deri në këto momente, policia nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare përfundimtare.
Rasti ka shkaktuar reagime dhe mbetet në vëmendjen e organeve ligjzbatuese.