Në rrugët e vendit, parakalimet e gabuara dhe konkurenca për të kaluar i pari po kthehen në një fenomen shqetësues për drejtuesit e automjeteve. Ato nuk janë më thjesht shkelje të rregullave të trafikut, por shpesh shndërrohen në situata të rrezikshme që mund të çojnë në aksidente serioze.
Së fundmi, pranë fabrikës së miellit, një incident i tillë ka alarmuar komunitetin. Një autobusi, nuk i është pritur dhe është përfshirë në një “luftë” për mbijetesë me makinat e tjera, ku drejtuesit tentonin të kalonin i pari në mënyrë të rrezikshme.
Situata dëshmon për mungesën e respektit ndaj rregullave të qarkullimit dhe rrezikun që vjen nga sjelljet e tilla në rrugë.