Qytetarët e Durrësit vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre për gjendjen e përgjithshme të qytetit, të cilin e konsiderojnë të lënë në harresë nga autoritetet lokale.
Një qytetar ka dërguar sot denoncimin pranë redaksisë së JOQ, duke theksuar gjendjen alarmante të hyrjes së qytetit. Sipas tij, disa gropa të hapura gjoja për rikonstruksion janë të pranishme prej dy muajsh dhe ende nuk janë mbyllur, duke krijuar jo vetëm një pamje jo të hijshme, por edhe rrezik për banorët dhe vizitorët.
Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, është kritikuar shpesh për mënyrën e menaxhimit të qytetit. Sipas qytetarëve, mungesa e veprimeve konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale reflekton paaftësi dhe indiferencë ndaj nevojave të komunitetit.