Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një video nga Lungomarja e Vlorës që të bën të ndalosh e të reflektosh.
Në pamjet e dërguara, një i moshuar shihet teksa hyn në det dhe noton qetësisht, pavarësisht temperaturave të ulëta të dimrit. Ndërsa shumica zgjedhin të qëndrojnë të mbështjellë me pallto, ai zgjedh të sfidojë të ftohtin dhe t’i qëndrojë besnik stilit të tij aktiv të jetesës.
Pamja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm në zonë, të cilët e kanë ndjekur me kureshtje dhe admirim. Një moment që tregon se mosha është thjesht një numër dhe se vullneti është më i fortë se i ftohti.