Golat magjik të Muçit mahnisin Turqinë, shpallet autori i golit më të bukur të nëntorit, shënon dhe ndaj ish-skuadrës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.12.2025, 13:30

Goli spektakolar i Ernest Muçit kundër Konyasporit, i shënuar në javën e 14-të të kampionatit, është vlerësuar si Goli i Muajit Nëntor nga faqja zyrtare e Superligës së Federatës Turke të Futbollit. Çmimi iu dorëzua sulmuesit të Kombëtares shqiptare nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Turke, Sami Karaman, pak para përballjes së zjarrtë ndaj Beşiktaş.

Si për ta kurorëzuar këtë moment, Muçi shkëlqeu sërish në fushë duke realizuar një tjetër supergol, këtë herë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Beşiktaş, në një ndeshje spektakolare që përfundoi në barazim 3-3. Kur Trabzonspori ndodhej në disavantazh 0-2, mesfushori kuqezi mori përgjegjësinë mbi supe dhe në minutën e 25-të shënoi një gol të bukur, duke rihapur sfidën dhe i dhënë frymë ekipit të tij, që në fund arriti të sigurojë një pikë të vlefshme.

Ky realizim ishte goli i gjashtë i Muçit në katër ndeshjet e fundit, shifra që e konfirmojnë atë si një nga lojtarët më në formë të momentit te Trabzonspori. Edhe pse aktivizohet kryesisht në mesfushë, talenti shqiptar po shfaqet gjithnjë e më shpesh si finalizues, me paraqitje vendimtare për ekipin.

Tribunat e stadiumit shpërthyen në festë pas golit të tij, një moment me ngarkesë të veçantë emocionale, pasi erdhi përballë ish-klubit të tij, kujtojmë se t Muçi u huazua te Trabzonspor më 6 shtator 2025 nga klubi i tij Besiktas, në një marrëveshje huazimi për sezonin 2025/26, me një tarifë huazimi prej rreth 1 milion eurosh . Ernest Muçi po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e tifozëve dhe po dëshmon se është një nga figurat kyçe të Trabzonsporit në këtë sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit