Sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata liron organizatorët e dyshuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.12.2025, 12:37

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lirimin e dy të rinjve, Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, duke u caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata dyshohen si organizatorët kryesorë të një përleshjeje masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Në konflikt u përfshinë rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshave 17–18 vjeç. Fillimisht përplasja nisi me grushte, për t’u përshkallëzuar më pas me përdorimin e sendeve të forta. Gjatë sherrit është përdorur edhe armë e ftohtë, konkretisht thikë.

Si pasojë e përleshjes, tre adoleshentë mbetën të plagosur lehtë dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime mjekësore bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur origjinën në një përplasje të mëparshme mes nxënësve. Mësohet se 19-vjeçari Doronesto Kulla ka ndërhyrë për të ndihmuar vëllain e tij 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit