Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në zonën e Melanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka shkaktuar lëndime tek një çift bashkëshortësh, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore, ndërsa gruaja rezulton e shtatzënë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes. Autoritetet po grumbullojnë dëshmi dhe po shqyrtojnë gjendjen e rrugës dhe parametrat e sigurisë.
Sipas informacionit paraprak, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të mjegullës së dendur dhe akullit në rrugë, të cilat kanë rënduar kushtet e qarkullimit dhe kanë ndikuar në kontrollin e automjeteve.