50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.12.2025, 09:32

Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit. Anketa tregon se 50% e bizneseve e konsiderojnë pagesën e ryshfetit si praktikë të zakonshme për të përfunduar punët me zyrtarët, nga 41% që ishte ky perceptim në vitin 2024, një rritje prej 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se është ulur numri i bizneseve që shprehen hapur kundër kësaj praktike, duke sinjalizuar një dobësim të rezistencës ndaj normalizimit të ryshfetit. Sipas raportit, klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës është përkeqësuar, pavarësisht se shumë shërbime janë zhvendosur në platforma online.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria shënon një përkeqësim më të fortë se mesatarja ballkanike. Bosnja kryeson me 67% të bizneseve që e shohin ryshfetin si mekanizëm të zakonshëm, e ndjekur nga Mali i Zi me 59%, ndërsa Shqipëria renditet e treta me 50%. Sipas Barometrit, barra administrative, paqartësitë rregullatore dhe trajtimi selektiv i bizneseve formale dhe informale krijojnë hapësirë për pagesa të parregullta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit