Një aksident i rëndë në punë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Paskuqanit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Sipas informacioneve, viktima është 65-vjeçari Halil Picari i cili punonte si ndihmës elektricist në objektin në ndërtim. Ai ka rënë nga kati i tetë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë administratorin e kompanisë ndërtuese “Al Great Shpk”, shtetasin Avni Mekshi, 61 vjeç.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës pasi burime pranë hetimit bëjnë me dije se dyshohet se mungesa e masave të sigurisë teknike në vendin e punës ka qenë shkak kryesor i aksidentit fatal.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi sipas tyre ka paqartësi dhe versione të ndryshme mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti, duke kërkuar që e vërteta të dalë në dritë dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Ky nuk është rasti i parë i një aksidenti me vdekje në punë, ndërsa problematika e sigurisë në kantieret e ndërtimit vijon të mbetet shqetësuese edhe gjatë vitit 2025, veçanërisht në Tiranë.
Mesazhi i familjarëve:
“Prsh ckm jam nipi i te ndjerit Halil Picari , dhe do doja qe ju te merni sa ma shum informacione duam te dim ne cilin kat po punonte daja im sepse koleget po e strimullojn gjith ket gje njeri thot ka rreshkitur shkalla ska qen lart tjetei thot ka ren nga skela , dua qe te zbulohet e verteta sikur ti hynit pak me thell ksaj pune