“Mori X5 me qira për 50 ditë, e la në lavazh dhe u zhduk, më detyrohet 5000 euro”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2025, 00:24

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të dyshuar mashtrimi dhe mosshlyerje detyrimesh financiare, që sipas tij lidhet me marrjen e një automjeti me qira.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për shtetasin Emilio Cibaku, i cili ka marrë me qira një automjet tip BMW X5 nga një kompani që operon në fushën e makinave me qira, për një periudhë rreth 50-ditore.

Denoncuesi thekson se fillimisht pagesat janë kryer normalisht, por pas dy javësh, shtetasi në fjalë ka nisur të justifikohet se kishte fëmijët të sëmurë dhe se do t’i shlyente detyrimet në vijim.

Qytetari shprehet se, pas një dakordësie të bërë mes palëve për kryerjen e pagesës, shtetasi nuk është paraqitur më, ndërsa automjeti është lënë në një lavazh dhe prej disa muajsh nuk ka më asnjë kontakt me të. Sipas tij, vlera e detyrimit të papaguar arrin në rreth 5 mijë euro.

Në një video të dërguar në redaksi, denoncuesi i bën thirrje shtetasit të përmendur që të kryejë pagesën, duke paralajmëruar se në të kundërt rasti do të referohet në Policinë e Shtetit dhe Prokurori për ndjekje ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit