Durim Bami drejt ekstradimit nga Dubai, SPAK pret kthimin e tij në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 13:45

Durim Bami, një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, pritet të ekstradohet nga Dubai drejt Tiranës, pasi ka humbur betejën ligjore për qëndrimin e tij si rezident. Burime të sigurta konfirmojnë se autoritetet e Dubait kanë dhënë vendimin final, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për kthimin e tij në Shqipëri, ku ai kërkohet nga drejtësia për disa vepra të rënda penale.

SPAK e konsideron kthimin e 46-vjeçarit një zhvillim të rëndësishëm, pasi çështja ndaj tij tashmë është dërguar në gjyq. Bami akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e disa vrasjeve, përfshirë atentatin e planifikuar ndaj ish-deputetit Arben Ndoka, si edhe për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të lëndëve narkotike. Prokurorët shpresojnë se ai mund të bashkëpunojë me drejtësinë pas mbërritjes në vend.

Bami u arrestua për herë të dytë në Dubai më 21 tetor 2024, pasi kishte shkelur kushtet e paraqitjes pranë autoriteteve vendase. Më herët, ai ishte liruar me garanci, por mosrespektimi i thirrjeve të policisë çoi në ndalimin e tij dhe më pas në humbjen e procesit gjyqësor. Nëse shpallet fajtor në Shqipëri, ai rrezikon një dënim që mund të shkojë deri në 20 vite burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit