“E bukura e Perëndisë”, djali kërkon ndihmë për të gjetur stjuardesën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.12.2025, 13:00

Një i ri i është drejtuar redaksisë me një mesazh dhe video të regjistruar nga shokët e tij, duke shpresuar se nëpërmjet rrjeteve sociale mund të identifikojë një vajzë që i ka mbetur në mendje. Sipas tij, vajza u pa fillimisht disa ditë më parë në një ambient bowlingu në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ai u përball sërish me të gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Bolonjës, ku ajo rezultoi të ishte pjesë e ekuipazhit të avionit. I riu shprehet se për shkak të rrethanave profesionale nuk arriti t’i fliste, por thekson se pati shkëmbim shikimesh dhe komunikim të veçantë, çka e ka shtyrë të kërkojë ndihmën e publikut për ta gjetur.

Më poshtë ai shkruan: Përshëndetje, jam Ixxx. Nuk e di nëse do të më ndihmoni dot, por kam një “hall” të madh. Të hënën e kaluar po luaja bowling tek Bobowling Tirana… ngjitur me stolat ku ishim ulur ne, erdhi një grup me rreth 3 vajza dhe 1 djalë. Aty u fiksova me njërën nga vajzat. Sot po udhëtoja me avion nga Tirana për në Bologna, me fluturimin W45051 të orës 20:00. Sapo hipa në avion, pashë që kjo vajzë ishte stjuardesë. Vajzë esmere, me flokë të zeza. E bukur të zotit! Për fat të keq, nuk u krijua mundësia t’i flisja, sepse nuk doja ta vija në siklet para kolegëve… pishman u bëra, këtë e di. A mund të më ndihmoni, mbase kush e di… Ju falënderoj shumë përzemërsisht. 99% nuk është e lidhur, sepse edhe të hënën patëm shkëmbim shikimesh, edhe mbrëmë në avion nuk m’u drejtua me “mirë mbrëma” siç iu drejtua të tjerëve, por me “si kalon?”. Plus, kur më përshëndeti, dukej qartë që priste një qasje… me gjysmë zëri më tha “natën e mirë” kur dola nga avioni.

Kush e njeh vajzën e përshkruar, mund të ndihmojë që ky mesazh i sinqertë të arrijë tek ajo. Ndoshta kjo është vetëm një përpjekje e guximshme, por që mund të sjellë diçka të bukur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit