10 të vdekur nga një sulm me armë zjarri në Sydney

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2025, 11:45

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi Beach në Sydney.

Sipas mediave australiane, 13 persona janë transportuar në spital, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetë.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka cilësuar ngjarjen si “tronditëse dhe shqetësuese”, duke vlerësuar punën e shpejtë të forcave të emergjencës në vendngjarje.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka dënuar ashpër sulmin, duke deklaruar se viktimat ishin mbledhur për të ndezur qiriun e parë të festës hebraike Hanuka.

Plazhi Bondi Beach njihet si një zonë shumë e frekuentuar nga vendasit dhe turistët, veçanërisht gjatë mbrëmjeve të ngrohta.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë skena kaotike, me të shtëna armësh dhe njerëz që largohen me panik. Në një prej pamjeve shihet një person i veshur me të zeza duke qëlluar me armë, përpara se të neutralizohej nga një tjetër person. Një tjetër video tregon policinë duke tentuar të japë ndihmën e parë një burri të shtrirë në tokë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit