Makina përfundon në kanal, burrë e grua në gjendje të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2025, 11:20

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Berat–Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet tip “Chevrolet” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues anësor.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të përfundojë jashtë rruge. Në mjet udhëtonin dy bashkëshortë, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure, të cilët po udhëtonin drejt Tiranës, pasi ktheheshin nga Berati.

Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës i Lushnjës, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e dy të plagosurve nga automjeti. Të dy kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se në gjendje më të rëndë ndodhet bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, një grua rreth 70 vjeçe.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit