Raportohet e zhdukur një e moshuar amerikane në Tiranë, a e ka parë dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.12.2025, 22:10

Një grua amerikane është raportuar e zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët e saj kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më parë.

Sipas mesazhit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, gruaja 69-vjeçare është parë për herë të fundit rreth orës 11:00 të paradites, pranë Sheshit Skënderbej, përballë Xhamisë së Namazgjasë. Ajo lëvizte duke shtyrë një walker (pajisje ndihmuese për ecje) dhe ishte e veshur me një bluzë rozë me kapuç, një xhaketë blu, xhinse dhe çizme të zeza.

E moshuara nuk është kthyer më në banesën e vajzës së saj, e cila prej orësh po e kërkon nëpër kryeqytet. Rasti është raportuar edhe pranë Policisë së Shtetit, ku sipas familjarëve është bërë kallëzimi dhe strukturat janë vënë në dijeni për zhdukjen e saj.

Familjarët shprehen veçanërisht të shqetësuar, pasi e moshuara është në gjendje të brishtë shëndetësore, çka e bën situatën edhe më emergjente.

Çdo person që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e saj, lutet të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit ose të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania.

Shpërndarja e këtij njoftimi mund të ndihmojë që ajo të gjendet sa më parë shëndoshë e mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit