Arratiset i burgosuri nga burgu i Shënkollit?! Punonjësi ngre alarmin

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 13.12.2025, 16:15

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një punonjës i burgut të Shënkollit në Lezhë ngre dyshime serioze për një arratisje të mundshme të ndodhur ditën e djeshme brenda këtij institucioni, ngjarje e cila, sipas tij, po mbahet e fshehtë nga drejtuesit.

Sipas denoncimit, rreth orës 10:00 të paradites një i burgosur dyshohet se është larguar nga ambientet e burgut gjatë kohës që ndodhej jashtë rrethimit për punë pastrimi, i shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve. Punonjësi pretendon se stafi po mbahet nën presion për të mos folur, ndërsa ngjarja nuk është raportuar zyrtarisht në asnjë institucion apo media.

Denoncuesi kërkon që rasti të bëhet publik, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë e drejtuesve lokalë të burgut, por edhe mbi mungesën e reagimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e drejtuar nga Klevis Qose, si dhe nga Ministria e Drejtësisë, me në krye Besfort Lamallarin.

Më shqetësuese e bën situatën fakti se, sipas burimeve, në muajin shkurt të këtij viti nga i njëjti burg është raportuar edhe një tjetër rast arratisjeje, çka ngre dyshime për probleme serioze me sigurinë dhe menaxhimin e institucionit.

Më poshtë, denoncimi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje doja të bëja një denoncim për një ngjarje te ndodhur në burgun e Lezhës që ka ndodh dje nga ora 10 paradite. Është arratisur nga burgu një i burgosur dhe ngjarja nga drejtuesit e burgut po mbahet e fshehtë dhe nuk është raportuar në asnjë vend, këtu në këtë burg kemi vetëm presione gjatë gjithë kohës që të mos flasim. Kërkojnë ta mbyllin ngjarjen se janë për burg ata që kanë përgjegjësi.
Ju lutem bëjeni publike këtë rast skandaloz dhe këtë sjellje që drejtuesit tonë dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve po mundohen me e fsheh pa marr masa për përgjegjësit.
Jam një punonjës i këtij burgu që e kam pa ngjarjen me sytë e mi por ju lutem te mbetem anonim se këtu kam bukën e fëmijëve dhe këta nuk e kanë asgjë që ta heqin edhe këtë lëmosh që na japin.
Po e fshehin ngjarjen dhe na mbajnë nën presion sepse kanë mbështetje nga lart se dhe kur ishte drejtues ne burgun e Reçit nuk është penalizuar për ngjarjet e atjeshme
I arratisuri është nga Vlora me mbiemër Berisha
I burgosuri është nxjerr jashtë në ambientet e jashtme në oborr I shoqëruar nga shefi I policisë S, Ll për të bërë pastrim territori dhe ka kaluar rrethimin dhe ka ik në drejtim të fshatit Shën koll”

JOQ Albania po ndjek këtë denoncim dhe i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të reagojnë publikisht, të sqarojnë situatën dhe të informojnë qytetarët nëse kemi të bëjmë me një tjetër skandal të rëndë në sistemin penitenciar shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit