Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar atak kardiak duke udhëtuar me makinë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, por ende nuk dihet nëse i riu ka patur probleme të mëparshme shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.12.2025: në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë kohës që po udhëtonte me automjet ka pësuar arrest kardiak dhe, si pasojë, ka humbur jetën shtetasi A. Ç., 35 vjeç.