Rruga me gropa te Bregu i Lumit kthehet në makthin e banorëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.12.2025, 14:50

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë gjendjen tejet të rënduar të rrugës pranë zonës së bregut të lumit, e cila është kthyer prej kohësh në një makth të përditshëm për banorët e zonës.

Rruga, e mbushur me gropa dhe e paasfaltuar, bëhet thuajse e pakalueshme gjatë reshjeve të shiut. Situata është veçanërisht problematike për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët rrezikojnë çdo ditë teksa përpiqen të kalojnë në këtë segment.

Banorët shprehen se pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete. Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga bashkia për të përmirësuar infrastrukturën dhe për t’i dhënë fund kësaj situate që rrezikon sigurinë dhe jetesën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit